ARKATANA

Cernica, Vrapqiqi, Gumnishta e Kravarica i thanë PO Lutës dhe LDK’së, JO të madhe rivalëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Cernica, Vrapqiqi, Gumnishta, Kravarica i kanë bërë pritje të jashtëzakonshme kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Banorët e këtyre fshatrave njëzëri i thanë PO Lutës dhe LDK’së dhe një JO të madhe rivalëve.

I pari i LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, pasi falënderoi për mbështetjen, theksoi këto fshatra mbeten top prioritet të investimeve në vitin e parë të qeverisjes.

“Cernica dhe kjo zonë identifikohet me Ramiz Cernicën, Nazmi Hoxhën dhe dëshmorët tjerë, të cilët me rezistencën e tyre njomën lirinë e Kosovës. Faleminderit shumë për këtë masovitet dhe këtë përkrahje për LDK’në dhe vizionin tonë për ndërtim të Gjilanit. Këto fshatra mbeten top prioritet të investimeve në vitin e parë të qeverisjes. Ju siguroj që do të punojmë natë e ditë për të mirën e përgjithshme, duke i realizuar obligimet që i kemi ndaj juve në infrastrukturë”, ka thënë Haziri.

Fundamenti

Kryetari Haziri tha se lista e LDK’së është e përbërë prej profesionistëve më të mirë që ka Gjilani, duke kërkuar që të mbështetet maksimalisht.

Haziri është zotuar para simpatizantëve të LDK’së në këto fshatra se pas heroit Idriz Seferi, do të skaliten në bronz edhe heronjtë, Ramiz Cernica dhe Nazmi Hoxha.

Në këtë tubim është prezantuar edhe kandidati i LDK’së për asamble komunale nga kjo zonë, Leutrim Bllaca, i cili mban numrin 34./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.