ARKATANA

Cernica, Vrapçiqi, Kravarica e Gumnishta në përkrahje të plotë për Lutën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kandidati për Asamble nga radhët e LDK-së, Leutrim Bllaca, kanë marrë mbështetje të jashtëzakonshme për zgjedhjet e 17 tetorit nga Cërnica, Kravarica e Vrapçiqi e Gumnishta, në takimin ku mori pjesë edhe shefi i Shtabit Zgjedhor dhe nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli.

I impresionuar me pritjen, kryetari Haziri tha se kjo mbështetje e bën më të përgjegjshëm në punë.

“Në mandatin e ri, do t’i finalizojmë të gjitha projektet infrastrukturore në Cernicë, Vrapçiq, Kravaricë e Gumnishtë. Besimi qytetar i këtyre fshatrave dhe i tërë territorit të Komunës ndaj meje, më bën krenar dhe të përgjegjshëm. Kjo është thirrje për të punuar më shumë. Faleminderit edhe shoqatës së bashkatdhetarëve Cernica për bashkëpunimin e madh në realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve. Ju faleminderit për besim. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.

Hidromorava

Kandidati për Asamble, inxhinieri Leutrim Bllaca, ka thënë se është i nderuar që është pjesë e listës fituese të LDK-së, duke thënë se do të jetë zëri i fuqishëm i Cernicës, Vrapçiqit, Kravaricës e Gumnishtës në Kuvendin Komunal.

#LDKGjilan #LDK160

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.