United Hospital

Cërnica përfiton nga marrëveshja e Komunës me rotarianët e Prishtinës dhe Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me Klubin Rotarian “Prishtina Internacional” dhe Klubin Rotarian “Gjilani” për realizimin e projektit me participim të përbashkët të kanalizimit në shkollën fillore “Ramiz Cernica” në Cërnicë të Gjilanit, me vlerën e afro 10 mijë euro.

Marrëveshjen e ka nënshkruar sot kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri si dhe përfaqësuesit e rotarianëve të Prishtinës dhe Gjilanit, Sylë Alaj dhe Muhamet Halili.
“Falënderoj rotarianët e Prishtinës dhe Gjilanit për marrëveshjen e përbashkët për rregullimin e infrastrukturës nëntokësore dhe kanalizimit për shkollën fillore “Ramiz Cernica” në Cernicë. Është projekt i radhës dhe dëshiroj t’i falënderoj për mbështetjen edhe për vitin e kaluar, poashtu në infrastrukturë të ujit të pijshëm në shkolla dhe për ofrimin e shërbimeve për nxënës dhe për personelin e arsimit”, ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes kryetari Lutfi Haziri.

Haziri tha se këto janë projekte simbolike, por funksionale në shërbim të qytetarëve.
“Ne i dakorduam që të vazhdojmë me bashkëpunim dhe në të ardhmen do të nënshkruajmë marrëveshje bashkëpunimi në mënyrë që në sektorët e ndryshëm t’i implementojmë në interes të qytetarëve. Janë projekte simbolike, por funksionale në shërbim të qytetarëve. Duke marrë parasyshë vështirësitë buxhetore për shkak të obligimeve buxhetore dhe borxheve që ka kjo Komunë, çdo mbështetje është e rëndësishme për ne”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Uji Dea

Ndërkaq, Sylë Alaj, përfaqësues i Klubit Rotarian “Prishtina Internacional” tha se ky është projekti i dytë që po realizohet në këtë formë, ku si Rotary Klub do të participojnë me 50 për qind të vlerës së projektit, duke pohuar se në të ardhmen pritet të realizohen edhe pesë projekte tjera në Anamoravë.

Nga ana e tij, Muhamet Halili nga Klubi Rotarian “Gjilani”, tha se e gëzon fakti që brenda këtij vitit pritet të realizohet edhe një projekt ku do të përfitoj një shkollë e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.