RCCOLA

Cernica, Kravarica, Gumnishta e Vrapçiqi: Luta për të gjithë!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Cernica, Kravarica, Gumnishta e Vrapçiqi, në takimin e organizuar të premten, i kanë shfaqur zotimin kryetarit te Gjilanit, Lutfi Haziri, për mbështetjen e madhe në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Kryetari Haziri, tha para mbështetësve se në katër vitet e ardhshme do t’i përmbyllim të gjitha programet për këto fshatra.

Mobi Casa

“Në katër vitet e ardhshme do t’i përmbyllim të gjitha programet për Cernicën, Kravaricën, Gumnishtën e Vrapçiqin. Ne tashmë kemi mobilizuar fonde financiare ndërkombëtare e komunale, kemi krijuar miq e partnerë për t’i zgjidhur përfundimisht problemet infrastrukturore. Përpos programit të infrastrukturës, unë para jush zotohem se do ta bëjmë shtatoren e Ramiz Cernicës dhe bustin e Nazmi Hoxhës, në një vend meritor në Gjilan, në shenjë respekti për sakrificën e tyre për lirinë e shqiptarëve”, ka thënë kryetari Haziri.

#Lutapërtëgjithë