GRANDEMALL

Çereku i ministrave dhe shumë deputetë me aktakuza

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Disa ministra të kabinetit qeveritar kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “Korrupsion”. Probleme me ligjin kanë edhe shumë deputetë të Kuvendit të Kosovës. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se qeverisja me “duar të pastra” nuk mund të bëhet me ministra ose me zyrtarë të lartë publikë që kanë probleme me drejtësinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se ndaj tyre tashmë janë ngritur aktakuza për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe për “Korrupsion” disa ministra të Qeverisë së Kosovës dhe disa deputetë të Parlamentit po vazhdojnë të qëndrojnë nëpër pozitat e tyre.

Uji Dea

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj e ministri i FSK-së Rrustem Berisha janë disa prej ministrave aktualë, të cilët vazhdojnë të drejtojnë dikastere të rëndësishme qeveritare, ndonëse kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria, shkruan më tutje “Zëri”.

Po ashtu aktakuza nga Prokuroria Speciale janë ngritur edhe ndaj deputetëve Zenun Pajaziti (PDK), Milaim Zeka (Nisma), Shkumbim Demaliaj (AAK), si dhe ndaj disa deputetëve të LVV-së (për hedhje të gazit lotsjellës).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.