Çerek shekulli i kaluar dhe çerek shekulli i ardhshëm
Nga Arben Kurteshi – Nga vetë natyra, pozita gjeografike, kultura dy shtetet tona janë shumë të pasura. Megjithatë, fakt është se ne kemi të bëjmë me dy shtete në zhvillim e sipër.
Në shekujt e fundit e deri në fillim të shekullit 19-të ishim të pushtuar nga një pushtues që edhe vetë nuk ishte i industrializuar sikur se shumë shtete të Evropës si për shembull Franca, Anglia, Gjermania e tjera. Shtete të cilat ishin të pushtuara nga pushtues që kishin të zhvilluar dhe modernizuar industrinë e vetë dhe kishin një kulturë pune, ata pushtues arritën ta mbjellin atë industri dhe kulturë pune edhe në ato shtete që i kishin pushtuar, sikur për shembull shtetet e pushtuara nga Anglia: Australia, SHBA, Kanada, Hong Kong e shumë koloni tjera që sot janë shtetet më të zhvilluara në botë.
Ndryshe është zhvilluar e kaluara e shteteve tona, të cilat edhe pse u çliruan nga Osmanët, ranë prapë nën pushues tjerë, dhe deri pas luftës së dytë botërore kur Shqipëria u bë krejtësisht e pavarur dhe zgjodhi modelin e gabuar të udhëheqjes pra socializmin një model që shumë herë është vërtetuar se nuk funksionon.
Ndërsa Kosova ra prapë nën pushtuesin Serb. Por me gjithë kthesat historike dhe ndihmën e miqve tanë që të dy shtetet Shqipëria që nga viti 1991 dhe Kosova nga e `99-ta janë dy shtete me modele demokratike. Prej asaj kohe kemi shumë histori të ngjashme. Shqipëria nuk arriti që atë pak industri ta modernizojë dhe ta ringjallë për tregun nacional, regjionalë e lere më për atë globalë. Edhe pse kemi shtete shembuj që kanë arritur nga industria e dobët ta transformojnë ta modernizojnë e ta integrojnë në tregun globalë si për shembull industria hungareze që sot ka përmasa globale një gjë të tillë nuk mundi ta arrijë Shqipëria.
Edhe pse dy shtetet tona kanë potencialin shumë të madhë për turizëm me bregdet dhe me malet që është një natyrë e veçantë që brenda pak orëve të gjendesh në plazh edhe pas pak kohe të kalon në male me bukuri të rrallë natyrore, nuk shfrytëzohen dhe stimulohen nga vetë institucionet shtetërore për tregun internacionalë. Brenda këtij çerek shekulli të fundit, çka nënkuptojnë një gjeneratë, nuk arritën as Shqipëria e as Kosova që ta forcojnë: Sigurinë ligjore: Nëse forcohet siguria ligjore do të thotë automatikisht investitorët e huaj kanë interes më të madh për investime në atë vend.
Edhe zvogëlimi i barrierave ligjore bien investicione. Sepse kapitali investues botërorë është sikur se uji, rrjedhë në atë drejtim ku barrierat janë më të ulëta. Arsimin: Pa arsim të mirëfilltë, cilësorë dhe në nivel evropianë nuk kemi fuqi të mjaftueshme punëtore të kualifikuar për investitorët. Infrastrukturën: Në këtë drejtim është bërë pak, por jo mjaftueshëm për shembull rruga e kombit e cila shfrytëzohet vetëm për pushime verore dhe jo për këmbim mallrash. Rrymë të mjaftueshme: Është një resurse dhe infrastrukturë e veçantë për Ballkanin që pa këtë infrastrukturë, resurse të mjaftueshëm nuk mund të funksionojnë investimet. Që të dyja shtetet tona mund të marrin hapë të zhvillimit të shpejtë vetëm nëse ne koncentrohemi në arsim cilësorë që nga parashkollorët e deri në nivelin terciarë, dhe në ndryshimin e kulturës së punës, kujdesja e kryefamiljarëve nënat dhe baballarët, por edhe personeli arsimorë që të marrinë përgjegjësinë për tu implementuar këto qasje në arsim dhe punë. Koncentrimi i të dyja shteteve në tema si vizat, demarkacioni e tjera janë tema që po na kushtojnë shumë kohë , energji dhe që në kohë afatgjate nuk bien një zhvillim të qëndrueshëm për vendin. Vetëm industrializimi i vendit që kërkon si parakusht faktorët që i përmenda më sipër sigurinë ligjore, arsimin, infrastrukturën dhe rrymën mund ta zhvillojnë vendin dhe që, më as nuk do të nevojitej eksportimi i fuqisë tonë punëtore.
Edhe turizmi dhe shërbime tjera profesionale në treg, bien zhvillim të shpejtë por jo shumë të qëndrueshëm. Unë besoj se të gjitha këto tema që i ceka në këtë shkrim, i dinë institucionet e vendit, por për shkak të mbajtjes së pushtetit në dorë, vazhdojnë të mbahen edhe këto struktura shoqërore dhe institucionale që mos ta humbin fuqinë politike në vend. Shpresojë që në çerek shekullin e ardhshëm t`i zhvillojmë dhe t`i implementojmë të gjithë këta faktorë, që do të na qonin në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit./rajonipress/


