Hidromorava

Centralizohet ndarja e tenderëve të 77 institucioneve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nga tash vetëm një “dorë” do të ndajë një numër tenderësh për 77 institucione qeveritare e të pavarura, shkruan sot Koha Ditore.Për të gjitha këto ekzekutivi ka vendosur që procesin e prokurimit ta centralizojë dhe që Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) të jetë përgjegjëse për një numër të konsiderueshëm të mallrave të përbashkëta të institucioneve.

Një udhëzim administrativ, që ka hyrë në fuqi në fund të shkurtit, precizon mënyrën e implementimit të procedurave qendrore të prokurimit publik. Atij i është bashkëngjitur një listë e artikujve për përdorim të përbashkët. Dhe, nuk janë të pakët këta artikuj.

Uji Dea

Kësisoj, AQP-ja do të udhëheqë procedurat e prokurimit për derivatet e lëngshme, siç është benzina për automjete, nafta për automjete, nafta për makina, e mazuti, por edhe për derivate të ngurta që shërbejnë për ngrohje, ku bëjnë pjesë thëngjilli, drurët dhe peleti prej druri.

AQP-ja do të vendosë edhe për furnizim me bileta aeroplani. Po kështu, edhe për materialin për zyrë, sikur është letra për kopje dhe produkte të tjera të letrës dhe furnizimi me material shpenzues për zyrë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.