ARKATANA

“Ceni Company” – kompania që po ndërton Gjilanin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Hysen Hyseni pronar i kompanisë “Ceni Company” me përkushtimin e tij dhe punën e mirë profesionale që ka bërë që nga viti 1988 ka arritur që të bëhet njëra nga kompanitë më serioze në Gjilan. Kjo kompani tashmë po e ndërton Gjilanin pasiqë aktualisht ka disa banesa kolektive që po i ndërton sipas standardeve evropiane. Kompania ka 170 punëtor kurse mërgimtarët ishin blerësit më të mëdhenj të banesave luksoze.

Ka nisur punën në vitin 1988 dhe me vetëm dy punëtor kurse në vitin 2014 ka 170 punëtor të angazhuar. “Ceni Company” tashmë ka bërë emër dhe traditë të punës së mirë duke krijuar një respekt të madh edhe tek blerësit, raporton rajonipress.

Hysen Hyseni pronar i kompanisë për rajonipress shpjegon suksesin dhe sfidat që ka përjetuar kjo kompani që nga themelimi. “Ishim kompani e re dhe kisha vetëm dy punëtor në vitin 1988. Na u dashtën vetëm dy vite dhe të krijojmë emër në Zhegër, Gjilan e Viti” rrëfen Hyseni.

ARKATANA

Viti i luftës 1998-99 e dëmtoj shumë këtë kompani pasiqë tërë kapitalin e djersën 20 vjeçare e djegën dhe e plaçkitën ushtria e policia serbe. Hyseni megjithatë nuk dorëzohet. “Koha e pasluftës donte fuqi punëtore dhe arrita shpejt të angazhojë 120 punëtor duke krijuar edhe kuadrot e afta për punët inxhinerike dhe ato të arkitekturës.

“Ceni Company” tashmë po ndërton disa banesa kolektivë të larta dhe me ndërtim modern. Hyseni thotë se kanë krijuar një besim të madh tek blerësit. “Mërgimtarët ishin ata që kanë blerë më së shumti këtë vit. Kërkesa për banesa të reja dhe moderne ka shumë dhe ne po bëjmë përpjekje që të ndërtojmë sipas standardeve të kërkuara nga profesionistët” shprehet Hyseni./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.