FIDANISHTJA

Celtic dhe Frankfurt i bashkohen garës për Ardon Jasharin, Luzerni i njofton skuadrat me çmimin e talentit shqiptar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ardon Jashari është një nga lojtarët e rinj më të kërkuar në Evropë.

Mesfushori i talentuar ka pasur vitin e tij më të mirë në karrierë, edhe pse i pari në futbollin profesionist, por që arriti të ketë paraqitje fantastike me Luzernin dhe mori ftesë për në Kupën e Botës nga Zvicra.

20-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje këtë edicion me Luzernin ku ka asistuar në katër gola, dhe falë kësaj forme të mirë ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Dy klubet e fundit që janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit qendror janë Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane dhe gjiganti skocez Celtic.

Eco Higjiena

Mediat zvicerane kanë raportuar se drejtuesit e Frankfurt dhe ata të Celtic tanimë kanë kontaktuar skuadrën zvicerane Luzern për të pyetur për çmimin e Jasharit.

Luzern i ka njoftuar të gjitha skuadrat e interesuara për reprezentuesin zviceran se për ta lënë të lirë kërkon të fitoj shtatë milionë euro.

Gara me emrat e skuadrave të interesuara për Ardon Jasharin është shumë e madhe, pasi edhe skuadrat tjera si Ajax, Feyenoord, Real Sociedad, Napoli, Arsenal, Leicester City, Hoffenheim, RB Leipzig dhe Wolfsburg janë vënë pas tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.