UBT

Çelja e luleve apo ardhja e pranverës – cila shkakton alergji?

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ajo çfarë vërehet shpesh është mungesa e informacionit sa i përket simptomave të alergjisë, pasi shumë prej tyre e ngatërrojnë alergjinë me virozat e ndryshme të stinës.

Alergjitë e ndryshme janë evidente gjatë gjithë vitit, por në periudhën e pranverës ato evitohen më shumë.

Alergjia mund të shfaqet te çdo person në çdo moshë dhe pa diferenca në seks, ndonjëherë shfaqet dhe në aparatin e ngrënies me diarre, të vjella.

Një nga simptomat e para të alergjisë së syve është kruarja që ndihet në sy, skuqje dhe fryrje të qepallave së syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotëve).

Kur në mjedis ndodhen shkaktarë të kësaj sëmundjeje, mund të ndodhë ajo që quhet alergji kronike.

Kjo alergji sjell reaksione në qepallat e syrit, zgjerim të fryrjes dhe krijimin e zonave të infeksionit kronik.

GRANDEMALL

Të tjera simptoma kronike janë skuqja e syve e shoqëruar më dhimbje dhe ndjenjë thatësie në sy.

Simptomat në hundë: teshtima të përsëritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar, kruajtje.

Simptoma në sy: kruajtje, skuqje, fryrje, lotim, bezdi në dritë. Simptoma të lëkurës: kruajtje, fryrje, skuqje.

Simptoma shumë të pranishme pothuaj në të gjitha sëmundjet: irritimi i shpejtë dhe lodhja.

Shkaktarët e kësaj sëmundjeje janë disa lëndë që gjenden në mjedis, të cilat shkaktojnë reaksion me syrin, sidomos me konjunktivën(qepallat) që përmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, që sjellin sekretimin e lëndëve që shkaktojnë reaksionet infektive dhe alergjike shtesë, si histamina, ose që shkaktojnë alergji të vonuar dhe kronike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.