UBT

Celina u kthehet golave të bukur, shënon ndaj QPR

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Bersant Celina po vazhdon me formë të mirë të Swansea, pasi e ka gjetur golin e parë kampionat.

Lojtari shqiptar shënoi në minutën e 29-të, pasi e mori topin nga gjysma e fushës dhe doli përballë portierit fal shpejtësisë së tij, duke shënuar për 1-0.

Ky është goli i tij i parë në kampionat pas katër xhiros.

RCCOLA

Forma e tij e mirë është një gëzim për trajneri e Kosovës, Bernard Challandes.

Kjo pasi Kosova po vuan nga lëndimet e lojtarëve të krahëve, pasi Milot Rashica dhe Arbër Zeneli do të jenë jashtë fushave.

Kosova luan me Çekin dhe Anglinë në shtator. /Telegrafi/