Eko Higjiena

Celina po shkëlqen në Holandë

/ 2 minuta lexim
HW

Bersant Celina po shkëlqen në Holandë, derisa në ndeshjen e fundit shënoi një gol shumë të rëndësishëm. Ai ka thënë se mund të shënojë më shpesh, derisa shprehet i lumtur për fitoren.

Sulmuesi kosovar, Bersant Celina po shkëlqen te Twente në Holandë. Ai ka shënuar gol të bukur në fitoren 0:2 në udhëtim te Go Ahead Eagles, shkruan albinfo.ch.

Celina realizoi në minutën e 89-të dhe pas ndeshjes kritikoi paksa vetën, duke thënë se duhet t’i shfrytëzojë më mirë rastet. “Jam i lumtur për golin, pres që të shënoj më shpesh”, është shprehur Celina për faqen zyrtar të klubit.

Mobi Casa

“Mund të kisha shënuar më shumë gola. Kisha disa raste. Sidoqoftë, është një fitore e rëndësishme kundër një kundërshtari të fortë. Luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë dhe merituam fitoren”, theksoi Celina.

Ai shtoi se fitorja e fundit nuk ishte aspak e lehtë. “Nuk është e lehtë të fitosh në këtë stadium ku tifozët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme. Ne kishim posedimin e topit dhe në pjesën e dytë mund të kishim bërë edhe më mirë, por jemi të lumtur me fitoren”, përfundoi Celina.

http://www.albinfo.ch/celina-po-shkelqen-ne-holande/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.