Celina, norvegjezëve: Luaj për Kosovën, jam i lumtur!
Çështja e Bersant Celinës çdo ditë e më shumë po merr jehonë të madhe në Norvegji.
Talenti i Manchester Cityt me prejardhje nga Kosova, ka hapur një debat të madh në Norvegji, në vendin që kaloi fëmijërinë.
Zgjedhja e përfaqësimit të Kosovë dhe refuzimit të Norvegjisë, ka bërë që në vendin skandinav, të reagojnë shumë protagonistë, përfshirë edhe zyrtar nga federata e futbollit të këtyre të fundit.
Kjo ka bërë televizioni i njohur norvegjez “tv2.no”, të marrë një prononcim nga Celina, për të sqaruar kohën kur ishte pjesë e të rinjve të Norvegjisë, largimin nga aty, dhe nëse do të merrte ftesë a do të rikthehej te skuadra e parë e Norvegjisë.
Celina sqaron për “tv2.no” se te Norvegjia nuk iu dha mundësia që e meritonte, ndërsa i pyetur nëse do të kishte vullnetin për t’u takuar me federatën norvegjeze të futbollit për të gjetur një zgjidhje, Celina është përgjigjur: “Nuk kam koment. Unë luaj për Kosovën dhe jam i lumtur”./Indeksonline/


