ARKATANA

Celina në garë me yjet e mëdha të Cityt

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Mesfushori kosovar Bersant Celina është duke vazhduar shkëlqimin në Angli tek kampionat Manchester City.

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, pasi ka qenë i pranishëm në dy ndeshjet me ekipin e parë të Cityt, tani është në garë për të fituar një çmim, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

18-vjeçari, është në garë për golin e muajit dhjetor. Faqja zyrtare e Cityt ka zgjedhur 10 golat më të mire të këtij muaji dhe në garë është edhe Bersanti, së bashku me lojtarë të mëdhenj si Aguero, Yaya Toure, David Silva e Samir Nasri.

Celina garon me dy golat e tij, njërin ndaj Tottenhemit në kuadër të Premierligës U21, ndërsa tjetrin në kuadër të UEFA Youth League ndaj Romës.