GRANDEMALL

Celina mezi po e pret ndeshjen me Malin e Zi, lavdëron “Dardanët”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bersant Celina mezi po e pret ndeshjen me Malin e Zi, të cilën Kosova do ta zhvillojë më 14 tetor në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Ndërkohë, ylli i Përfaqësueses i ka lavdëruar edhe tifozët “Dardanët” për atmosferën që po e krijojnë në stadium.

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme më 14 tetor ndaj Malit të Zi, e vlefshme për fazën kualifikuese të Euro 2020, shkruan Gazeta Express.

“Dardanët” gjenden në pozitën e tretë në Grupin A me 8 pikë, një më pak se Republika Çeke, me të cilën po luftojnë për të përfunduar në pozitën e dytë, e cila çon në Evropian.

Dhe, peshën e ndeshjes me malazezët po e ndiejnë edhe futbollistët e Kosovës.

Bersant Celina mezi po e pret ndeshjen e së hënës së ardhshme, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

ARKATANA

“I rikthehem ekipit kombëtar. Do ta zhvillojmë një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Malit të Zi. Le t’ia dalim. Ndër të tjera, shikoni tifozët tanë”, ka shkruar Celina në Instagram.

Siç dihet, futbollisti i Swansea Cityt është një lojtar mjaft i rëndësishëm i ekipit Verdhekaltër.

Kosova do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Gjibraltarin këtë të enjte, ndërsa më 14 tetor do ta ketë sfidën e vërtetë ndaj malazezëve.

Një fitore eventuale do t’ia shtonte gjasat ekipit të Bernard Challandes për t’u kualifikuar në Euro 2020. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.