Celina: Lamtumirë Man City

Talenti i Manchester Cityt, Bersant Celina, ka kërkuar që klubi ta dërgoj në huazim.
Bersant Celina dëshiron të huazohet te ndonjë skuadër tjetër, te e cila do të kishte minutazhë më të madhe për lojë.
Reprezentuesi kosovar debutoi për Man Cityn në ndeshjen e FA Cup naj Norwichit.
“Dua të huazohem që të kem më shumë hapësirë për lojë, por është e rëndësishme që ta gjejë klubin e duhur”, ka thënë 19 vjeçari.
“Nuk do të më pengonte edhe po të qëndroja këtu deri në fund të sezonit dhe më pas të huazohesha. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi Celina.