Fundamenti

Celina kërkon promovimin në Premierligë me Swansea, sonte përballja me Brentford

/ 1 minutë lexim

Swansea City e Bersant Celinës do të ketë sonte një përballje shumë të rëndësishme.

Ylli i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, me skuadrën e tij sot i bëjnë pritje Brentfordit, në ndeshjen e parë në ‘Play Off’ të Championship, shkruan lajmi.net.

Me fillim nga ora 19:30 dy skuadrat luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale, me synimin për t’iu bashkuar Leeds United dhe WBA si skuadra që promovohen në Premierligë.

RCCOLA

Celina në ndeshjet e fundit nuk ka pasur minutat maksimale me Swansea dhe nuk dihet nëse sonte do të jetë startues.

Në rast se skuadra e Swansea arrin të kalojë pengesën e quajtur Brentford, atëherë ajo do të ketë punë me fituesin e çiftit Cardiff – Fulham. /Lajmi.net/