UBT

Celina: Jemi të gatshëm dhe do të japim maksimumin kundër Irlandës së Veriut

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Kosovës udhëtoi sot për në Belfast, atje ku do të takohet nesër me Irlandën e Veriut në Ligën e Kombeve.

Kjo ndeshje i takon xhiros së pestë dhe të parafundit në Grupin 2 të Ligës C, shkruan Gazeta Express.

Në konferencën për media është paraqitur Bersant Celina, i cili tha se Kosova është e gatshme për sfidën e nesërme.

Mobi Casa

“Jam shumë i lumtur që po rikthehem sërish në Mbretërinë e Bashkuar për të zhvilluar ndeshje futbolli. Gjatë tërë javës jemi përgatitur për këtë ndeshje. Do të jetë ndeshje e vështirë, por ne jemi të gatshëm për një përballje të tillë. Do të japim maksimumin tonë”, tha Celina.

Kujtojmë se ndeshja mes Irlandës së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 18:00, në stadiumin “Windsor Park”.

“Dardanët” ndodhen në pozitën e dytë në këtë grup me 6 pikë, katër më shumë se kundërshtarët e nesërm, të cilët ndodhen një pozitë më poshtë. /Gazeta Express/