FIDANISHTJA

Celina i vendosur për ta ndihmuar Ipswichin, nuk pritet t’i bashkohet Kosovës për miqësoret e marsit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Trajneri i Ipswich, Kieran McKenna pret që futbollisti kosovar, Bersant Celina të qëndrojë me ta gjatë pushimit ndërkombëtar të javës së ardhshme, pavarësisht se Kosova ka miqësore kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

McKenna thotë se Celina ka folur me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Suffolk, ashtu siç bëri gjatë ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit, për ndeshjen në shtëpi kundër kundërshtarëve të tjerë të play-off, Plymouth.

“Mendoj se ai ka pasur njëfarë komunikimi me federatën dhe e bëri të qartë se ai me të vërtetë dëshiron të qëndrojë javën e ardhshme dhe dëshiron të përfshihet në disa ndeshje të rëndësishme që ne kemi. Siç e kuptoj unë, ai do të qëndrojë me ne dhe do të jetë i disponueshëm gjatë dy javëve të ardhshme”, tha trajneri.

Mobi Casa

McKenna është një fans i madh i 25-vjeçarit të huazuar nga Dijon, të cilin e njeh prej disa kohësh.

“Më ka pëlqyer shumë të punoj me të, ai është një lojtar që e kam njohur që nga koha e tij si lojtar i ri në Manchester City. Ai është një lojtar që e njihja mirë edhe para se të vija këtu, duke punuar me të nga afër, siç mund ta shohin njerëzit në një ditë ndeshjeje, ai është një talent fantastik nga pikëpamja teknike, ai është një djalë që e do futbollin e tij, dëshiron të ketë topin në këmbët e tij, dëshiron të jetë në fushë dhe ta ketë topin në këmbët e tij gjatë gjithë kohës”, tha McKenna për yllin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.