HW

Celina i gatshëm të punojë me Guardiola-n

/ 3 minuta lexim
HW

Bersant Celina është i entuziazmuar që do të punojë me një trajner të madh, siç është Pep Guardiola.

Spanjolli do të drejtojë Manchester City-n edicionin e ardhshëm dhe futbollisti nga Kosova, ndihet i nderuar që do të punojë me të. “Ne të gjithë e dimë sesi luan ai, merre topin shpejt dhe mbaje. Është e ngjashme siç luajmë tani, por do të shohim vitin e ardhshëm. Ne kemi shumë liri me topin, por është e dukshme që ai ka shumë taktika. Loja defensive dhe presingu, janë njëra nga këto”, deklaroi Celina për “Daily Mail”.

Celina gjithashtu falënderon Manuel Pellegrini-n, pasi e ka ndihmuar shumë, derisa nuk frikësohet nga konkurrenca, pasi City po kërkon futbollistë të nivelit të lartë si Paul Pogba e Ilkay Gundogan.

Ai shpreson që të vazhdojë kontratën dhe t’i jepet mundësia për të impresionuar trajnerin e tij gjatë përgatitjeve për edicionin e ardhshëm.

UBT

Falënderon Pellegrini-n

Mesfushori i cili luan për Kosovën edhe pse u rrit në Norvegji, nuk mund të flet keq për Pellegrini-n. “Pellegrini më ka ndihmuar shumë. Ai është njëri ndër ata që më dhanë mundësinë në një klub të madh. I jam shumë falënderues që më ka dhënë mundësinë dhe ende më jep. Është e vështirë, por të gjithë lojtarët e rinj kemi luajtur në ekipin e parë. Njerëzit thonë se nuk është e mundur, por aktualisht është e mundur. Nëse je shumë i mirë dhe i pëlqen trajnerit, atëherë ju mund të ndihmoni skuadrën. Kjo është e mundur. Ka shumë lojtarë të rinj që kanë luajtur dhe besoj se kjo do të vazhdojë”, theksoi futbollisti i Përfaqësues së Kosovës.

Ai është në Mançester që katër vjet, jeton me të dashurën në një banesë në qendër të qytetit, derisa i pëlqen edhe muzika, ku 50 Cent, është i preferuari i tij. Ai pret një konkurrencë të madhe edicionin e ardhshëm. “Do të jem në ekipin e parë në përgatitjet për edicionin e ardhshëm dhe menaxheri i ardhshëm mund të më shikoj për aftësitë që kam. Nëse i nevojitem ose dëshiron që unë të qëndrojë, atëherë jam i gatshëm. Nëse jo, atëherë gjëja më e mirë do të ishte huazimi dhe të luaj në ekipin e parë. Jam i lumtur të luaj kudo, por në një ligë të fortë. Vendosa me menaxherin të qëndrojë këtu në janar. Për mua, kjo ishte gjëja më e mirë për mua deri më tani. Kam debutuar dhe kam katër ndeshje deri më tani dhe shpresoj se do të ketë edhe ndeshje tjera. Sigurisht se nuk pres që edicionin e ardhshëm të luaj në çdo ndeshje, megjithatë nëse i nevojitem trajnerit, atëherë jam i gatshëm të qëndroj”, përfundoi Bersant Celina. (Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.