Celina ftohet përsëri
Bersant Celina vazhdon të fitojë besimin e Manuele Pellegrinit çdo ditë e më shumë.Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka marrë edhe një ftesë duke u përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar të Manchester Cityt.
City sot do të përballet në derbin e Anglisë me Tottenham Hotspurs, ndërsa Celina është ftuar për këtë takim.
Ende nuk dihet nëse djaloshi i talentuar nga Kosova do të fillojë ndeshjen si titullar apo do të presë rastin të futet nga banka rezervë, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që Bersanti debutoi javën e kaluar në Ligën Premier me Manchester Cityn në humbjen 1:3 nga Leicester, por që kosovari i befasoi të gjithë duke asistuar në golin e vetëm të Cityt. /Telegrafi/

