UBT

Celina flet për debutimin, urimet që mori dhe mundësitë që ka me Pep Guardiolan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bersant Celina ka regjistruar debutimin në Premierligë, në fanellën e Manchester City. Trajneri Manuel Pellegrini, e inkuadroi 19 vjeçarin në minutën e 77’, duke zëvendësuar David Silvan.

Kosovari debutoi në humbjen 1:3 të Cityt në “Etihad Stadium” ndaj Leicester, ndërsa la shenja në këtë takim, duke asistuar te goli i shënuar nga Sergio Aguero.
“Ishte më të vërtetë një kënaqësi e madhe. Është keq që nuk fituam, por ne do të luftojmë”, ka deklaruar Celina për “TV2.no”, përcjell Indeksonline.net

Asistimi i Celinas te Kun Aguero
“Unë jam krenar që dhashë një asistim, por nuk ishte i mjaftueshëm sot fatkeqësisht. Me gjithë këtë mendoj se shkoi mirë, por unë dua të luaj më shumë. Unë kam më shumë për të ofruar”.

Kosovari pyetet nëse i ka thënë ndonjë fjalë pas ndeshjes Sergio Aguero?

FIDANISHTJA

“Jo, ai ishte i zhgënjyer pak me rezultatin, mendoj unë. Por të gjithë të tjerët më përgëzuan mua. Jam i sigurt se do ta bëjë edhe ai në stërvitjen e ardhshme”, përgjigjet Celina për “TV2.no”.

19 vjeçari debutimin me ekipin e parë të Cityt e ka bërë në janar, në FA Cup, dhe në pjesën më të madhe është stërvitur me ekipin A.
Së fundi ka pasur thashetheme rreth një huazimi të tij te skocezët e Celtic.
“Nuk ishte momenti i duhur tani, mendoj”, tha Celina për huazimin.
“Më është kërkuar të jemi i gatshëm për të luajtur, ka shumë lojtarë të lënduar”

Përfaqësuesi i Kosovës që i shënoi Shqipërisë në barazimin 2:2 në miqësore, u pyet për trajnerin e ri të Cityt, Pep Guardiolan.

“Nëse unë do të kem një para sezon të mirë kur ai të vije, me siguri do të më dojë”, shtoi Celina.
“Kjo kërkon shumë punë dhe pak fat. Por sot nuk është e vështirë të punosh shumë, kur ju keni çfarë dëshironi. Por më fat ju mund të keni pak fat të keq (qesh)”.
Bersant Celina ka qenë pjesë e Përfaqësueses U21 të Norvegjisë, por tani ka zgjedhur Kosovën për të përfaqësuar, duke regjistruar edhe ndeshjen me seniorët./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.