Eko Higjiena

Celina flet pas golit dhe fitores

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Bersant Celina e ka komentuar fitoren e Swansea Cityt ndaj Birmingham Cityt në Championshipin anglez. Ylli kosovar ka shënuar gol në fitoren 3:0, ndërsa i ka përgëzuar bashkëlojtarët për paraqitjen dhe tifozët për mbështetjen

Bersant Celina e ka vazhduar formën e shkëlqyeshme, shkruan Gazeta Express.

Ylli kosovar ka kontribuuar në fitoren e radhës të ekipit të tij, Swansea City.

Prizrenasi ka shënuar gol në fitoren 3:0 ndaj Birmingham Cityt në Championshipin anglez.

Përfaqësuesi kosovar ka realizuar gol mjaft të bukur në minutën e 68-të.

FIDANISHTJA

E golat tjerë për Swansean i shënuan Kyle Naughton në minutën e 63-të dhe Borja Baston në atë të 75-të.

Pas ndeshjes, Celina i ka përgëzuar bashkëlojtarët për paraqitjen dhe tifozët për mbështetjen.

“Paraqitje e madhe nga djelmoshat sot. Tifozët ishin të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Celina në rrjetet sociale.

Forma e mirë e futbollistit ofanziv i jep shpresë Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, në kualifikimet e Euro 2020. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.