Celina e merr ‘në qafë’ ekipin e tij, humbet penalltinë në mënyrë qesharake
Reprezentuesi kosovar, Bersant Celina e ka huqur në mënyrë qesharake një penallti në sfidën e ekipit të tij, Swansea ndaj West Bromwich Albionit, transmeton zeri.info
Celina e pati mundësinë që t’i çonte shifrat në 1:1 në fund të pjesës së parë, por nuk arriti dot të shënojë nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Tashmë WBA-ja e ka gjetur edhe golin e dytë dhe po avancon 2:0 ndaj ekipit të Celinës./Zëri