UBT

Çelësi, në duart e presidentes

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ka mbetur vetëm një alternativë – zgjedhjet e reja. Kriza tejkalohet vetëm me vendimin e Jahjagës

Analistët politikë janë të bindur se vetëm ndërhyrja e presidentes, duke shpërndarë Kuvendin e duke caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, i jep fund kolapsit institucional

UBT

Pas takimit të së hënës mes liderëve politikë te presidentja, me gjithë praninë e përfaqësuesve ndërkombëtarë, ku nuk u panë shenja të përfarimit të qëndrimeve mes pozitës dhe opozitës, ekspertët e së drejtës dhe analistët theksojnë se zgjidhja e vetme e krizës, në të cilën është zhytur vendi, është nën autoritetin kushtetues që ka presidentja e vendit.

Ata theksojnë se shpërbërja pa vonesë e Kuvendit, krijimi i një qeverie të përkohshme transitore dhe caktimi i datës së zgjedhjeve, janë veprime që duhet të ndërmerren pa vonesë, në mënyrë që vendin të mos zhytet në një krizë akoma më të thellë me pasoja të pariparueshme. “Në gjendjen e krijuar, rruga e vetme është që presidentja aktuale të shpërndajë Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës. Ajo do të duhej të krijonte një qeveri të unitetit. Kjo do të vepronte disa muaj, së paku gjashtë muaj, në mënyrë që të shërohen plagët që i ka marrë vendi dhe populli nga politika aktuale e qeveritarëve të pandërgjegjshëm”, tha për “Kosova Sot” prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.