ARKATANA

Çekun nuk e votoi as PDK-ja

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Agim Çekun nuk e votoi as anëtarësia e Partisë Demokratike të Kosovës. Ky rezultat po del pas numërimit të votave për kandidatët për asamble komunale të Prishtinës.

Përderisa Çeku si kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës ka marrë 8 mijë e 479 vota, për asamble komunale, PDK-ja ka marrë 10 mijë e 943 vota.

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, i cili ishte dhe bartës i listës se PDK-së për asamble komunale, mohon që kandidati i PDK-së nuk është votuar nga elektorati i PDK-së.

ARKATANA

Sipas tij, një diferencë e tillë në vota ka ndodhur për shkak se kandidatët për asamble komunale kanë lobuar individualisht te qytetarët në kërkim të votës duke zgjeruar rrjetin jashtë partisë.

“Sistemi zgjedhor e ka mundësuar këtë sepse kandidatët për asamble kanë bërë fushata edhe individuale, ata në të shumtën e rasteve kanë kërkuar vota edhe për Çekun, por në raste të caktuara njerëzit kanë pasur edhe preferenca të tjera dhe eventualisht i kanë premtuar kandidatit për asamble se do ta votojnë atë, por jo edhe kandidatin për kryetar”, ka thënë Çelaj…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.