ARKATANA

Çeku: Vonesat për transformimin e FSK-së, të pakuptimta

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), aktualisht deputet i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Agim Çeku, ka thënë se janë të pakuptimta vonesat që po ndodhin në procesin e transformimit të FSK-së në ushtri.

Në këtë bisedë për “Epokën e re”, Çeku ka vlerësuar se shteti i Kosovës ka nevojë të madhe për ta përmbyllur në mënyrë të suksesshme këtë proces. “Unë me të vërtetë nuk po i kuptoj këto vonesa që po ndodhin. Çdo gjë është e përfunduar. Janë përfunduar projekti, plani afatshkurtër, plani afatgjatë dhe struktura. Gjithashtu, në Kuvend ka ardhur vendimi i Qeverisë për plotësim-ndryshimin e Kushtetutës dhe Komisioni për Legjislacion e ka proceduar. Po për këtë proces është edhe mbështetja e NATO-s dhe e faktorit ndërkombëtar. Prandaj, nuk i kuptoj këto vonesa pse po ndodhin. Nevoja është e madhe që Kosova ta përfundojë edhe këtë proces që ka mbetur i papërmbyllur që, thënë ndryshe, për ta bërë Kosovën shtet normal”, ka thënë Çeku.

Ai ka bërë me dije se nuk i di arsyet e vonesave për transformimin e FSK-së. “Ndonëse nuk jam i kyçur drejtpërdrejt në ngjarje nuk i di arsyet, por si spektator nga jashtë nuk po kuptoj pse po vonohet ky proces”, ka deklaruar Çeku.

Eco Higjiena

Sa iu përket deklaratave të përfaqësuesve të Listës Serbe, se nuk do të votojnë për transformimin e FSK-së, Çeku ka thënë se në këtë drejtim ka disa rezerva të cilat, sipas tij, janë të tejkalueshme nëse do të ketë vullnet politik për të biseduar dhe për t’u ballafaquar me fakte. “E pranoj se transformimi i FSK-së është një çështje për të cilën duhet të bisedohet me Listën Serbe, por nuk kam parë përpjekje në këtë drejtim. Unë e di se Lista Serbe ka disa rezerva, por të gjitha janë të tejkalueshme. Jam i bindur se është në interesin e serbëve të Kosovës nëse u shpjegohet drejt, nëse ata ballafaqohen me pjesëtarët e FSK-së që janë të këtij komuniteti të cilët sot janë mbi 50 sosh në FSK duke punuar, të cilët janë të integruar plotësisht në këtë forcë. Prandaj, edhe nëse kanë rezerva, realiteti është i tillë që ata nuk mund ta mohojnë, vetëm se duhet të ballafaqohen me fakte. Duhet të informohen se çfarë është FSK-ja, struktura, misioni, detyra, funksioni, përbërja dhe natyra e saj. Pas gjithë këtyre sqarimeve, besoj se ata nuk do të kenë më asnjë arsye mos ta mbështesin transformimin e FSK-së”, është shprehur Çeku.

Ish-ministri Çeku i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që sa më shpejt çështjen e transformimit të FSK-së ta shndërrojë në prioritet. Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar se është duke u humbur shumë kohë në këtë drejtim, meqë Kosova ka qenë e gatshme për ushtri prej vitit 2014.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.