Mobi Casa

Çeku: Verifikimi i veteranëve nuk u vonua për arsye politike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku, në një prononcim për Telegrafin ka theksuar Komisioni do të takohet të mërkurën më 11 dhjetor.

“Ka arsye se pse janë vonuar punët e Komisionit. Arsyet janë të natyrës praktike e jo të ndonjë natyre tjetër. Shtyrjet e deritanishme të punës nuk kanë fare të bëjnë me ndonjë agjendë nga politika”, ka thënë Çeku.

Uji Dea

Komisioni për verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së fundit në Kosovë, ka më tepër se pesë muaj që nuk është mbledhur. Anëtarët e tjerë të Komisionit, në deklarimet e tyre në media, e kanë kritikuar kryetarin Agim Çeku, i cili, sipas tyre, po e ngadalëson procesin që do të nxirrte shifrën e saktë të pjesëmarrësve direkt në luftë.

Mbi 57 mijë persona kanë aplikuar për t’iu njohur statusi i veteranit të UÇK-së. Shumica e figurave të rëndësishme të UÇK-së, në prononcimet e tyre në media kanë theksuar se ky numër nuk është real, sepse në fund të luftës në Kosovë është raportuar se UÇK-ja i ka pasur 20 mijë pjesëtarë, e që është trefishi i numrit të atyre që pretendojnë njohjen e statusit të veteranit. /Telegrafi/