GRANDEMALL

Çeku: S’ka deputet shqiptar që do të votojë kundër Ushtrisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vendimi i presidentit Hashim Thaçi për formimin e Ushtrisë së Kosovës, u tha se mund të jetë kriza e radhës në mes koalicionit PDK-LDK, që do të mund ta çonte vendin në zgjedhje të reja.

Këto vlerësime erdhën pasi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës pati zëra që kundërshtonin mënyrën e zgjedhur nga Thaçi për formimin e Ushtrisë. Por, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë deputeti nga radhët e PDK-së, Agim Çeku.

“Nuk mendoj se mund të ndodhë një gjë e tillë, sepse nuk ka kundërshtim politik e as qytetar për formimin e Ushtrisë”, ka thënë Çeku për Telegrafin.

Ai shpreh bindjen se ditën kur do të sillet për votim në Kuvend projektligji për transformin e FSK-së në Ushtri, atë do ta votojnë të gjithë deputetët shqiptarë në Kuvend.

Mobi Casa

“Nuk mundem të imagjinoj që ka deputetë shqiptar që nuk e voton Ushtrinë”, u shpreh Çeku.

Ndërkaq, rreth reagimeve nga SHBA-të dhe NATO rreth vendimit të presidentit Thaçi për FSK-në, ai nuk është pesimist.

“Besoj që institucionet tona e kanë parasysh se prioritet për neve është partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare dhe me partnerët ndërkombëtarë. Ndaj, do të kemi mirëkuptim nga ta për këtë punë”, theksoi Çeku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.