Eko Higjiena

Çeku për Qeverinë Kurti: Ka ardh me i kry punët e vogla, ato të mëdhat u kryen nga burrat që janë në Hagë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, njëherit ish-ministër i Mbrojtjes ka folur për Qeverinë Kurti, për të cilën tha se punët e mëdha janë kryer nga burrat që tashmë janë në Hagë.

Çeku në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se Qeveria Kurti ka ardh në pushtet për të kryer punët e vogla, pasi sipas tij, punët e mëdha janë kryer nga burrat që janë në Hagë.

“Kjo garniturë ka ardh në pushtet me i kry punët e vogla, se punët e mëdha janë kry ata burra që janë atje (Hagë) edhe na që jena qitu. Puna u kry, liria u kry, pavarësia, janë kry. Kosova e ka marrë drejtimin strategjik pro perëndimor, pro Natos, këto janë punët e mëdha që janë kry. Ata kanë qenë protagonistë të këtyre punëve të mëdhaja. Punët e mëdhaja janë kry për shtetin tonë. Ka avancime të ndryshme, arritje të shumta… këto nuk janë bërë në dy vitet e fundit, por janë bërë në 20 vitet e fundit, pra që duhet me dit kush kanë qenë akterët”, tha Çeku.

FIDANISHTJA

Ai po ashtu tha se kryeministri Kurti nuk duhet të mendojë që çdo gjë ka filluar prej tij.

“Në ecje e sipër njerëzit bojnë gabime, ndodhin defekte, po tash duhet me kqyr një fotografi të madhe, edhe me kon .. në luftë na ushtarakt thojmë ‘ në luftë duhet me qenë mizor, në paqe zemërgjerë’. Kur bohet beteja për pushtet, mizor në kuptimin e kriitkave të ndryshme, por tash në paqe, kur e ke marr pushtetin, duhet me kon pak gjeneroz, e zemërgjerë. Duhet me kqyr pak fotografinë e madhe, mos me mendu që çdo gjë ka fillu prej teje. Nëse i ka dikush 10 gabime, po i ka edhe 20 suksese.

Tash je shef i këtij vendi, kush është ai shqiptar që pajtohet që aktakuza është për ndërmarrje të përbashkët kriminale. Kjo cështje duhet me u trajtu mirë, me një ofensiva diplomatike në cdo aspekt, kështu mbrohet jo Hashimi, Kadria, Jakupi, e Rexha, por lufta jonë”, tha Çeku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.