Mobi Casa

Çeku para gjykatës: Prokuroria e kuptoi gabimisht definicionin e luftëtarëve veteranë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ish-kryetari i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, Agim Çeku, është gjykuar për rastin e njohur si “Veteranët”.

Çeku, njëherësh edhe ish-kryeministër i Kosovës, në deklaratat e publikuara të të akuzuarve për listat e rreme të veteranëve nga “Betimit për Drejtësi” pretendoi se prokuroria e ka kuptuar gabimisht definicionin e veteranit luftëtar, duke vënë në pah se disa bashkatdhetar të tij në Zare që po dërgonin ndihma kishin qenë pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare, shkruan Gazeta Express.

“Prokuroria e kupton gabimisht definicionin e veteranit luftëtar dhe pjesëtarit të UÇK. Sa për ilustrim, kanë qenë disa pjesëtarë të shoqatës “Nënë Tereza” që kanë dërguar ndihma dhe kanë qenë disa bashkatdhetar të mi në Zare të Kroacisë që kanë dërguar një kamion ndihma dhe këta janë pjesëtarë të UÇK. Këta kanë marr detyra dhe kërkesa nga komandantët se çka ju nevojitet. Të gjitha ndihmat janë dorëzuar të shefi i logjistikes, i cili ka qenë i armatosur dhe i uniformuar”, ka thënë Çeku.

UBT

Përveç tjerash, Çeku deklaroi se pjesë e Komisionit kanë qenë 16 anëtarë ndërsa nga prokuroria janë akuzuar vetëm 12.

“Ne kemi punuar bashkë, punën e kemi kryer bashkërisht si na si ata që sot nuk janë të akuzuar. Unë kam dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe pretendimet e prokurorisë dhe nuk kam mundur të dijë arsyen se pse dikush akuzohet e dikush kursehet”, shtoi tutje Çeku.

Në mesin e të gjykuarve për rastin ‘Veteranët’ janë edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.