Çeku kritika Osmanit e Kurtit për qasjen ndaj krerëve të UÇK’së në Hagë: Keq të mos ia njohësh dikujt kontributin

/ 2 minuta lexim

Gjenerali dhe ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka drejtuar kritika ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti, lidhur me qasjen e tyre ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Hagë.

Ai ka thënë se krerët e shtetit duhet t’ua njohin kontributin atyre dhe të tregojnë më shumë respekt ndaj tyre, raporton Express.

“Këshilla jem është që të jenë më inkluzivë, më bashkëpunues, të tregojnë më shumë respekt për ata që kanë kontribuar deri tash, sidomos për ata që sot fatkeqësisht janë në Hagë. Është shumë keq të mos ia njohësh dikujt kontributin…njihja kontributin, dhe në luftë dhe në paqe. Dikush e ka pru Kosovën deri qëtu. Edhe s’jemi na keq”, ka deklaruar Çeku.

Mobi Casa

Sipas tij, krerët e vendit duhet të jenë më të kujdesshëm me atë çka po ndodhë në Hagë dhe se duhet të punojnë që të rrëzohet ajo akuzë.

“Unë e shoh këtë process shumë të dëmshëm për historinë tonë, për të ardhmen tonë. Shumëkush po i qaset, sidomos Qeveria, po i qaset këtij problemi se disa vetë janë në Hagë, individë. Nuk është duke u gjyku z.Thaçi, Veseli, Krasniqi Selimi e të tjerët, këtu në gjykim është lufta jonë. “Ndërmarrja e përbashkët kriminale”, shtet normal me ditë çka dmth kjo, me marr një definicion apo vulë të tillë lufta jonë, është shumë e dëmshme për historinë dhe të ardhmen tonë”, ka deklaruar Çeku për TV Arbëria.