United Hospital

Çeku: Kosova së shpejti bëhet me ushtri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agjenda e zyrtarëve të lartë shtetërorë ka imponuar që sot (e mërkurë) të shënohet Dita e FSK-së, e cila është e paraparë të mbahet më 27 nëntor. Ministri në detyrë i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka paralajmëruar se Kosova shumë shpejt do të bëhet me ushtri.

Ai ka thënë se një prej vendimeve të para të Kuvendit të Kosovës do të jetë zyrtarizimi i Forcave të Armatosura në ushtri.

“FSK-ja është në pritje të misionit të ri, detyrave të reja, përgjegjësive të reja dhe kompetencave të reja që kanë të bëjnë me misionin që e ka çdo ushtri e çdo shtet normal.

Eco Higjiena

Pra, besoj se një prej vendimeve të para të Kuvendit të Kosovës është zyrtarizimi i Forcave të Armatosura në ushtri”, ka deklaruar Çeku duke shtuar se finalizimi i këtij projekti ka mbështetjen e gjerë dhe të fuqishme të aleatëve ndërkombëtarë.

Çeku gjithashtu beson se për ndryshimi e këtij projekti të gjitha partitë politike parlamentare janë në favor, dhe se nuk pret ndonjë problem apo kundërshtim për një gjë të tillë./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.