GRANDEMALL

Çeku: Kam pranuar qindra mesazhe kërcënuese nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është shprehur se përgjatë dy ditëve të fundit ka marrë qindra mesazhe fyese e kërcënuese nga Serbia.

Çeku theksoi se ka pranuar edhe kërcënime me vrasje, pasi reagoi ndaj gjestit të Serbisë, që e vendosi hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb në zhveshtore dhe në shkallët e stadiumit.

“Përgjatë dy ditëve të fundit kam pranuar qindra mesazhe fyese dhe kërcënuese nga Serbia, nga momenti që e kemi sensibilizuar opinionin botëror për veprimin shovinist të ekipit të tyre të futbollit në Botërorin Katari 2022. Fyerjet drejtuar familjes sime dhe kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë. Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor. Një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare. Reagimet publike të shumë qytetarëve tanë i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-s. Besojmë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese”, shkroi Çeku.

Ai gjest i Serbisë erdhi në ndeshjen ndaj Brazilit në Kampionatin Botëror që po mbahet në Katar.

Uji Dea

Çeku reagoi edhe në emisionin “Favorit” në T7 duke e dënuar ashpër atë gjest.

Ndërsa, Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës kanë dërguar ankesa në FFK dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

FIFA ka nisur hetimet dhe pritet që Serbia të dënohet.

/Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.