ARKATANA

Çeku i fton serbët të bëhen ushtarë të Kosovës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga dita e sotme FSK-së i janë bashkuar edhe 30 pjesëtarë të rinj të komuniteteve, pasi që me sukses kanë përfunduar Kursin e Trajnimit Bazik. Në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve, të cilët përbëjnë gjeneratën e parë për vitin 2013, e që u zhvillua në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, në Ferizaj, morën pjesë ministra, ushtarakë dhe ambasadorë të vendeve të Quintit.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së gjeneral-lejtnant, Kadri Kastrati, ka thënë se kjo ditë është e veçantë pasi të diplomuarit vijnë nga radhët e komuniteteve dhe kjo, sipas tij, shënon një hap tjetër drejt zhvillimit të kësaj force.

“Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne, pasi jemi dëshmitarë të diplomimit nga Trajnimi Bazik, i cili shënon edhe një hap drejt zhvillimit të FSK-së. Ajo çfarë e bën këtë ditë më të veçantë është fakti që të diplomuarit e sotëm vijnë nga radhët e komuniteteve të ndryshme etnike në Kosovë. Të nderuar ushtarak të diplomuar, sot do të doja të ju drejtohem juve në veçanti, komandantët dhe instruktorët e juaj më kanë treguar sa shumë keni studiuar, sa të motivuar ishit dhe sa mirë keni performuar gjatë procesit të trajnimit”, ka pohuar ai, transmeton Kospvapress.

Edhe ministri i FSK-së, Agim Çeku ka vlerësuar se FSK-ja çdo ditë e më shumë po fiton besueshmërinë e të gjithë qytetarëve të vendit. Ndërsa, shtoi se nga sot FSK-ja është edhe më shumë multietnike.

Ministri Çeku, ju ka drejtuar të porsa diplomuarve, duke thënë se të njëjtit ndryshuan perceptimet e gabuara dhe thyen barrierat e vjetra, duke hapur rrugën edhe për bashkëkombësit e tyre që një ditë të bëhen ushtarë të Kosovës.

“Ju nga sot po bëheni më të vlefshëm, jo vetëm për vete dhe familjen tuaj, por edhe për Kosovën dhe komunitetin e juaj. Ju me vendimin për t’ju bashkuar FSK-së i ndryshuat shumë perceptimet e gabuara, i thyet shumë barriera të vjetra dhe hapet rrugën që edhe bashkëkombësit tuaj të bëhen ushtarë të Kosovës”, ka pohuar ai.

26 nga të diplomuarit e sotëm vijnë nga komuniteti serb, dy nga ai boshnjak dhe nga një nga komuniteti turk dhe ashkali.

Ushtarakët e rinj u shprehen të ngazëllyer, pasi që më në fund u realizua një ëndërr e kamotshme e tyre.

Uji Dea

Pjesëtari i komunitetit serb, Aleksandër Denic, diplomimin e sotëm e cilësoi si shumë domethënës për karrierën e tij. Ai ka thënë se në të ardhmen shpreson të jetë një ushtarak i suksesshëm.

“Ky është një sukses për mua dhe mendoj se gjatë karrierës sime do të arrij t’i përmbush ato kritere që janë të parapara dhe që më takojnë. E dua ushtrinë dhe kjo më ka shtyrë që të jem pjesëtar i FSK-së”, ka pohuar ai.

Pjesëtari tjetër nga komuniteti boshnjak, Amir Halilovic, ka pohuar se trajnimi ka shkuar shumë mirë dhe se shprehet i vendosur që shtetin në të cilin e konsideron të tij, ta mbrojë deri në vdekje.

“Jam këtu që 9 javë, trajnimi ka qenë shumë i mirë, ka shkuar shumë në rregull dhe ka qenë shumë profesional. Unë e dua shtetin tim dhe do t’i dal zot deri sa të jam gjallë”, ka pohuar ai.

Zv. ambasadorja e SHBA-ve, Kelly Degnan, ka përshëndetur vendimin e komuniteteve për t’ju bashkuar FSK-së, duke thënë se SHBA-të admirojnë vendimet e tilla, edhe pse, siç thekson ajo, nganjëherë nuk janë të lehta.

Ajo ka potencuar edhe njëherë se SHBA-të janë të përkushtuar të ndërtojnë një shtet multietnik dhe demokratik, ndërsa, pjesëtarët që sot i’u bashkuan FSK-së i ka quajtur ardhmëria e Kosovës.

Në ceremoni kanë marrë pjese edhe gjeneral brigade Salvatore Karta, zëvendës komandant i KFOR-it dhe Shef i Divizionit Këshillues Ushtarako-Civil të NATO-s dhe Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s(MCAD/NLAT) për FSK-në. Kryetarët e komunave me shumicë nga radhët e minoriteteve, ambasadorët e QUINT-it, zëvendës komandanti i FSK-së gjeneralmajor Rrahman Rama, atasheu ushtarak i SHBA-ve James Kott, stafi i lartë i FSK-së, KFOR-it, NAT-it, dhe familjarët e rekrutëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.