ARKATANA

Çeku: Është i mundur anëtarësimi i Kosovës në NATO me procedura të përshpejtuara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku, thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është orientimi ynë strategjik dhe se pranimi në këtë Aleancë me procedurë të përshpejtuar është i mundur.

“Sa i përket përmbushjes së standardeve, kritereve teknike, ne i kemi”, tha Çeku.

Ai shtoi se tani anëtarësimi në NATO është çështje e sigurisë.

I pyetur nëse ka mundësi në këto rrethana të bëhet një përjashtim që Kosova të anëtarësohet me procedurë të përshpejtuar në NATO?

UBT

“Ka”, u përgjigj Çeku, duke shpjeguar arsyet. “Shumë gjëra sot shkojnë me procedurë të përshpejtuar. Për shembull, Ukraina për ta blerë një kontingjent të armatimit procedurat e rregullat shkojnë me vite. Edhe FSK-ja ka kontraktuar armatim, por ato armatime parashihen të vijnë pas dy – tre vjetëve. Por tani po e shohim se si me procedura të shkurtra një vendim i presidentit dhe të nesërmen armatimi është në Ukrainë”, tha Çeku në RTV21.

“Kur është në çështje siguria atëherë gjithçka shkon me procedurë të përshpejtuar dhe është e mundshme. Unë e shoh si të mundshme këtë dhe mirë është që më dërguar letër zyrtarisht”, shtoi ai.

“Është e mundshme. Disa vende si Turqia veç janë deklaruar se janë për pranimin e Kosovës në NATO. Është me rëndësi shumë të madhe që Amerika t’i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese tonë dhe Gjermania apo Mbretëria e Bashkuar edhe të krijohet një masë kritike e vendeve të fuqishme atëherë vendet e tjera vetëm e mbështesin. Kroacia s’ka dilema për një çështje të tillë, Shqipëria nuk ka dilema. Duhet të krijohet një masë kritike e vendeve që e mbështesin pa rezervë dhe gradualisht këto vende të punojnë me vendet që s’na kanë njohur që edhe të na njohin”, tha Çeku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.