Uji Dea

Çeku: Do të festojmë lirimin e Haradinajt

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tribunali i Hagës me 29 nëntor do të marrë vendim për Ramush Haradinajn, Lah Ibrahimajn dhe Idriz Balajn. Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, prandaj në Kosovë presin përsëritjen e vendimit të parë, pafajësinë e tij dhe bashkëluftëtarëve.

Ministri i Ministrisë së FSK-së dhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, është i bindur se kosovarët do të festojnë më 29 nëntor lirimin e Haradinajt ashtu siç festuan kroatët lirimin e gjeneralëve Ante Gotovina dhe Mladen Markac.

“Çdo vendim tjetër do të jetë i padrejtë”, ka thënë Çeku për RTK.

Fundamenti

Edhe Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së, beson se Ramush Haradinaj më 29 nëntor do të vijë në Kosovë i lirë. “Ai do të jetë në Kosovë, i lirë si çdo qytetar i Kosovës që ka kontribuar për lirinë e vendit”, ka thënë Isufi për Televizionin publik të Kosovës.

HIsh-bashkëluftëtarët e komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, besojnë se ish-kryeministri do të shpallet i pafajshëm nga Tribunali i Hagës.

Haradinaj më 3 prill 2008, pas një procesi 3-vjeçar ishte shpallur i pafajshëm për të gjitha aktakuzat nga Gjykata Penale e Hagës. Kurse më 21 korrik 2010, Tribunali i Hagës për të parën herë pas 17 vjet të themelimit, mori vendimin e parë kur vendosi për rigjykim të pjesshëm të Haradinajt, edhe pse ky i fundit ishte shpallur me unanimitet i pafajshëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.