Çeku: Besoni ose jo, Kosova do ta ketë ushtrinë…

“FAK-u do të jetë me mision mbrojtës të vendit, sovranitetit dhe integritetit territorial, interesin dhe pasurinë e qytetarëve dhe interesat e Kosovës, por edhe jetës dhe pasurisë së qytetarit të Kosovës. Kosova do t’i ketë Forcat e Armatosura shumë shpejt”, ka thënë ai kur është pyetur për kompetencat që do t`i ketë FAK-u.
Nënkryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, Rexhep Selimi, asesi nuk beson se do të mund të krijohet ushtria e Kosovës.
Në emisionin “Puls” të KTV-së, ai thotë se nuk e beson një gjë të tillë.
“Unë do të doja ta kem ushtrinë së pari si qytetar i këtij vendi, por këta nuk ma garantojnë një gjë të ttilë”, ka thënë Rexhep Selimi.
Por Ministri i FSK-së, Agim Çeku, thotë se “besoni ose mos besoni, do ta dini shumë shpejt se një gjë e tillë do të ndodhë”.
Çeku ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të fillojnë t’i gëzohen një lajmi të tillë, pasiqë kjo gjë tashmë është përfunduar.
“FAK-u do të jetë me mision mbrojtës të vendit, sovranitetit dhe integritetit territorial, interesin dhe pasurinë e qytetarëve dhe interesat e Kosovës, por edhe jetës dhe pasurisë së qytetarit të Kosovës. Kosova do t’i ketë Forcat e Armatosura shumë shpejt”, ka thënë ai kur është pyetur për kompetencat që do t`i ketë FAK-u.
Ndërkaq Ahmet Isufi tha se FSK e ka përmbushur mandatin e vet dhe është koha që misioni i saj të ndërrohet.
“FSK e ka përmbushur mandatin e vet, misioni i saj duhet të ndërrohet, jam i bindur se në bashkëpunim me NATO-n do të kryhet. Ky është një proces që zgjatë. Është një procedurë”, ka thënë Ahmet Isufi
Çeku tregoi se FAK do t’i ketë 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 3 mijë rezervë.