Mobi Casa

Çekia financon studimin e fizibilitetit pёr zonёn ekonomike rajonale të Artanës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Premtimi i dhёnё nga ambasada e Çekisё se do tё angazhohet qё nё Institucionet e shtetit tё tyre, tё sigurojnë financimin e këtij studimi tё fizibiliteti ёshtё realizuar dhe tani komunёs sё Gjilanit i ёshtё konfirmuar se CzechINVENT-i ёshtё zgjedhur si kompani pёr tё bёrё kёtё studim dhe nё fillim tё qershorit ekspert nga Çekia do tё fillojnё aktivitetet e tyre nё Gjilan dhe Novobёrdё tha Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisё pёr Zhvillim Ekonomik në Gjilan

Komuna e Gjilanit nё bashkëpunim me komunёn e Novobёrdёs kohё mё parё kanё krijuar ekipin punues pёr përshpejtimin e ndёrtimit tё Zonёs Ekonomike Rajonale nё komunёn e Novobёrdёs nё fshatin Llabjan.

Sipas Riad Rashitit drejtor i drejtorisë për zhvillim ekonomik kjo drejtori dhe Agjensioni i Zhvillimit Rajonal Lindje janё angazhuar pёr tё gjetur donator pёr tё financuar studimin e fizibilitetit pёr kёtё zonё ekonomike rajonale, si domosdoshmёri pёr tё plotёsuar kushtet dhe kriteret pёr tё licencuar zonёn nё Ministrinё e Tregtisë dhe Industrisë.

Fundamenti

“Premtimi i dhёnё nga ambasada e Çekisё se do tё angazhohet qё nё Institucionet e shtetit tё tyre, tё sigurojnë financimin e këtij studimi tё fizibiliteti ёshtё realizuar dhe tani komunёs sё Gjilanit i ёshtё konfirmuar se CzechINVENT-i ёshtё zgjedhur si kompani pёr tё bёrё kёtё studim dhe nё fillim tё qershorit ekspert nga Çekia do tё fillojnё aktivitetet e tyre nё Gjilan dhe Novobёrdё” tha Rashiti.

Ndryshe , Çekia njihet si shteti mё i suksesshëm nё Evropё pёr krijimin e zonave ekonomike dhe tё cilat kanё ndikuar shumё suksesshëm tё rrisin investimet e huaja direkte nё vendin e tyre, ku mbi 73 mijë kompani tё huaja tё vogla apo tё mёdha zhvillojnё biznesin e tyre nё Çeki.

“Gjatё muajit qershor do tё ketё edhe njё vizitё nё Çeki tё organizuar nga CzechINVENT-i ku do tё marrin pjesё pёrfaqёsues tё komunёs sё Gjilanit dhe tё Novobёrdёs.
“Ne presim qё deri nё fund tё kёtij viti zona ekonomike rajonale Gjilan/Novobёrdё tё licencohet nё MTI dhe tё fillohen investimet nё infrastrukturёn e kёsaj zone tё rёndёsishme pёr regjionin tonё” tha Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisё pёr Zhvillim Ekonomik në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.