UBT

Ç’duhet bërë për të mbajtur një peshë normale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Për të pasur një peshë trupore normale nevojiten thjesht 2 gjëra.Të hani më mirë (e pak).Të lëvizni më shumë. Për të pasur shëndet të mirë duhet ngrënë pak e nga të gjitha, duke zgjedhur ushqime natyrale.

Një mënyrë e mirë për të ruajtuar peshën ideale është të përpiqemi ti tjetërsojmë sa më pak të jetë e mundur ushqimet. “Për të ngrënë më mirë mendoni sikur keni pak të holla për pazar dhe pak kohë për të gatuar”-thotë dietologu italian Ciro Vestita. Kjo do të thotë që në vend të mishit mund të zgjidhni zarzavatet si burim proteinash. Do të shpenzoni më pak dhe njëkohësisht do të evitoni kolesterolin.

Një sallatë me perime të freskëta ka më shumë vitamina se sa ajo me perime të ziera. Peshku i gjallë është më i shëndetshëm se ai i furrës. Këto janë pjata të shpejta dhe të varfra në kalori. Ndërsa mbrëmjeve mund ti lejoni vetes makarona me salcë apo supa të mrekullueshme me thjerrëza. Në këtë mënyrë evitohet salca beshamel, përgatitja e të cilës jo vetëm mërr kohë, por ajo që është më e rëndësishme nuk bën mirë për shëndetin.

Mobi Casa

Duke i lënë më pak kohë zierjes, edhe tretja e ushqimit është më e shpejtë. Ushqimet, duke u zier më pak nuk humbasin vitaminat dhe kripërat minerale. Vitamina C nuk i reziston nxehtësisë, në procesin e zierjes ajo humbet e tëra.

Yndyrnat e mishit të zier kthehen në yndyrna të ngopura dhe krijojnë shumë shpejt kolesterol të lartë e triglicerite. Vetëm më pak raste zierja i ruan substancat aktive të ushqimeve ( tek domatja).

Shumë e rëndësishme është dhe mënyra e gatimit: ato të cilat e denatyrojnë më pak ushqimin janë metodat e thjeshta, pra: zierja, zierja me avull, ose pjekja me letër alumini./Ciro Vestita, Dietolog italian./gazeta shendeti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.