Mobi Casa

CDU: Të krijohen lehtësi për punësimin e shqiptarëve në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Grupi i punëmarrësve në kuadrin e fraksionit parlanentar të CDU-së në Parlamentin Gjerman po shikon të zgjerojë listën e profesioneve deficitare, për t`ua lehtësuar refugjatëve shqiptarë qasjen në tregun gjerman të punës.

“Ne duhet të njohim më shumë profesione deficitare që kanë përparësi. Në atë mënyrë, firmat gjermane do të mund t`i punësojnë më lehtë shqiptarët ose kosovarët”, ka thënë shefi i grupit të punëmarrësve në Bundestag, Peter Weis nga CDU,duke folur për gazetën “Rheinische Post”, transmeton albinfo.ch.

UBT

Deri më tash, lehtësi qasjeje ka pasur për gjithsej 20 profesione të konsideruara si deficitare, në mesin e tyre edhe profesioni i inxhinierit. Për profesionet e tilla nuk ka nevojë që Agjencia Federale e Punës të shqyrtojë fillimisht nëse ka në dispozicion shtetas gjermanë që do të kishte përparësi.

Nga ana tjetër, Weis ka hedhur poshtë propozimin e SPD-së që njerëzve nga Ballkani Perëndimor t`u ndahen viza pune, nëse ata sigurojnë një kontratë pune me pagë minimale të garantuar. “Ne nuk mund të vendosim rregulla speciale që do të vlenin vetëm për Ballkanin Perëndimor. Ato rregulla pastaj do të duhej të vlenin edhe për të gjithë refugjatët tjerë”, ka thënë Weis

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.