Çdo i treti pilot përgjumet gjatë fluturimit

Këtë e zbulon një studim, i publikuar në gazetën gjermane „Bild am Sonntag“ dhe është realizuar nga ‘European Cockpit association’ (Eca).
Çdo të tretin pilot në Evropë e ka zënë gjumi duke drejtuar aeroplanin. Nëntë nga dhjetë pilotët në kabinë ishin të lodhur për të vazhduar fluturimin.
Katër nga pesë pilotët gjermanë raportojnë se kanë bërë gabime nga lodhja. Këtë e zbulon një studim, i publikuar në gazetën gjermane „Bild am Sonntag“ dhe është realizuar nga ‘European Cockpit association’ (Eca).
Kjo e fundit për të realizuar studimin ka marrë në pyetje gjashtë mijë pilotë evropianë. Kjo tregon se turnet e punës tepër të gjata vënë në rrezik sigurinë e udhëtarëve.
Pilotët evropianë kritikojnë edhe rregullat e reja që po studion EASA: përdorimin e pilotëve deri në 11 orë.
Një zëdhënës i Shoqatës së Pilotëve ka vlerësuar të saktë studimin. “Nga përvoja ime personale mendoj se rezultatet janë të vërteta”, tha piloti.