Eko Higjiena

Çdo i katërti banor i huaj në Zvicër, ja në cilin vend radhiten kosovarët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Banorët e huaj tani përfaqësojnë më shumë se një të katërtën e popullsisë në Zvicër, sipas të dhënave të lëshuara nga Zyra Federale e Statistikave, megjithëse, numri i emigrantëve të rinj që vijnë po bije.

Deri në fund të vitit 2017 kishte 2.13 milionë shtetas të huaj në Zvicër nga 8.48 sa jetojnë në përgjithësi, duke përbërë 25.1 përqind të të gjithë banorëve, përcjell albinfo.ch.

Shumica e banorëve të huaj janë evropianë, me italianët që përbëjnë grupin më të madh të ndjekur nga gjermanët dhe portugezët e francezët.

Në vendin e pestë ndodhen shqiptarët e Kosovës me 5.2 % të huajve në Zvicër.

Shqiptarët ndiqen nga spanjollët, turqit dhe serbët.

ARKATANA

Më shumë se gjysma e banorëve të huaj kanë lindur në Zvicër ose kanë jetuar të paktën dhjetë vjet.

Ndërkohë të sapoardhurit janë në rënie në Zvicër.

Rreth 171,000 të huaj u zhvendosën në Zvicër vitin e kaluar, rreth 20,000 më pak se në vitin 2016.

Afër 45,000 njerëz u bënë shtetas të Zvicrës gjatë vitit të kaluar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.