United Hospital

Çdo i dhjeti refugjat i dëbuar nga Luksemburgu, kosovar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Çdo i dhjeti refugjat i vendosur në qendrën e grumbullimit të refugjatëve për riatdhesim në Luksemburg, ose gjithsej 185 sish, është shtetas kosovar. Kështu bëhet e ditur në një statistikë që ka publikuar Tageblatt.lu.

Pas kosovarëve, në këtë listë vijnë në radhë shtetasit e Serbisë, me 175 të mbajtur në këtë qendër dhe, në vendin e tretë janë algjerianët, 162 sish, transmeton albinfo.ch. Qendra në fjalë është në afërsi të Aeroportit të Luksemburgut, dhe mban emrin e tij “Findel”.

Është ngritur këtu, në mënyrë që dëbimi i refugjatëve me status të refuzuar të realizohet pa komplikime. Megjithatë, nga qendra “Fndel” deri tash kanë arritur të arratisen 17 veta, 7 nga të cilët janë kapur dhe kthyer sërish aty.

ARKATANA

Një numër refugjatësh edhe pas dëbimit, kanë bërë përpjekje për t`u kthyer në Luksemburg. Kështu, 103 banorë të “Fundel”’it kanë qenë më shumë se njëherë këtu. “Nganjëherë me emra të ndryshëm”, thuhet në raport.

Ndërsa rekordin e mban një person i cili këtu ka qëndruar madje 9 herë. Ai është dëbuar gjashtë herë nga Luksemburgu dhe sërish është kthyer. Kështu, personi në fjalë ka kaluar në këtë qendër gjithsej 310 ditë. Por rekordin, megjithatë e mban një refugjat tjetër, i cili është sjellë pesë herë në “Findel”: ai, në të pesë qëndrimet e tij marrë së bashku, këtu ka kaluar 366 dite, që është pak më shumë se një vit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.