RCCOLA

Çdo ditë konsumojeni nga gjysmë qepe: 5 ndryshimet më të rëndësishme në organizëm

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Pos në gastronomi, qepa pëlqehet edhe në mjekësinë popullore, e vetitë e saj shëruese të gjithë i dinë. Ofron fibra dietale, vitamina C, vitamina B6, kalium.

RUAN SHËNDETIN E ENËVE TË GJAKUT

Qepa është preparat i shkëlqyeshëm për mbrojtjen e droçkave, sepse posedon substanca që ndikojnë kundër koagulimit. Të sëmurëve koronarë u sugjerohet konsumimi i përditshëm i qepës, sepse parandalon grumbullimin e trombeve dhe përshpejtojnë shkrirjen e mpiksjeve.

RREGULLON SHEQERIN DHE MBRON NGA DIABETI

Medicina që moti e pranon efektin e qepës në rregullimin e sheqerit, madje edhe në sasinë e saj të vogël, kur përdoret si shtesë në gjellë. Studimet kanë vërtetuar se konsumimi i shpeshtë i qepës mund të lidhet me nivel më të ulët të glukozës në gjak. Qepa përmban mangan dhe krom – dy elemente, që janë të domosdoshme për sekretimin duhur të insulinës.

Fundamenti

OFRON NDIHMË KUNDËR KANCERIT

Janë vërejtur më shumë se 30 substanca kundër kancerit. Konsiderohet se pakësojnë rritjen e tumoreve dhe mbrojnë nga radikalet e lira. Sidomos sugjerohet te kanceri në vezore lukth, zorrë.

SIGURON GJUMË TË QETË DHE DISPONIM TË MIRË

Acidi folik, të cilin e hasim në qepë mund të ndihmojë te depresioni, sepse parandalon krijimin e homocisteinës në trup, e cila mund të parandalojë furnizimin e trurit me nutriente.

(Kosova Sot)