Eko Higjiena

Çdo aktivitet për Malësinë e Bujanocit, i madh apo i vogël, është me interes

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Se vendlindjen duhet ta duam, t’i nderojmë varret e të parëve tanë e të përkulemi para tyre, askush nuk e ka thënë, dhe deri me tani askë nuk e kem dëgjuar të thotë. Po, vendlindja e pribocasëve është Priboci, e suharrnasëve është Suharrna, e ramabuqasëve është Ramabauqa, e novosellasëve është Novosella, e Breznicasëve është Berznica, e Muhocasëve është Muhoci etj. etj.

Varret e të parëve pribocas janë në Priboc, e ramabuqasëve janë në Ramabuqë e kështu me radhë. Në shkrimin e R. Hasanit “Malësisë së Bujanocit i mungojnë takimet e vendlindjes” në mes të shumë ideve e fjalive të mira ka edhe ide e fjali që nuk duhet të jenë e të lexohen, siç është kjo: “Së pari të heqin dorë që takimet që u organizuan në fshatin Priboc dhe Ramabuqë të mos mbahen një javë para apo pas takimeve të përbashkëta të Malësisë sonë”.

Se dikujt t’i propozojmë që mos të shkojë në vendlindje të vetë duke u thënë se duhet të takohen vetëm në Zarbicë, me duket sa naive aq edhe cenim i të drejtave njerëzore dhe mohim i i asaj qe thuhet për vendlindjen. Askush, nga banorët e Malësisë së Bujanocit, as veprimtarë e aktivistë të devotshëm, nuk ka thënë se, nuk duhet të mbahen takimet e Vendlindjes në Zarbicë, askush nuk i ka ik organizimit të këtij takimi, por përkundrazi, gjithmonë intelektual, veprimtarë e atdhetarë të fshatrave tjera, mos më shumë , janë angazhuar që të mbahen takimet e vendlindjes në Zarbicë. Askush nuk e ka penguar e as nuk është marrë me data se cilën ditë duhet të mbahet për të penguar këtë takim, por përkundrazi duke e ditur datën e mbajtjes së takimeve në Zarbicë kanë caktuar data tjera të mbajtjes së takimeve të vendlindjeve të veta. Priboci, përveç takimeve të vendlindjes, organizojnë, të gjithë së bashku, edhe ngushëllime (të pame), në të gjitha familjet e fshatrave të Malësisë së Bujanocit dhe jo vetëm në Gjilan por edhe në Bujanoc.

FIDANISHTJA

Shpesh në këto të pame kemi arrit numrin 80 e 100 vetë. Dhe sipas logjikës së autorit të shkrimit të lartpërmendur, nuk duhet të organizohen as të pame në nivel fshati, por në nivel të Malësisë?!?!?! Nëse e duam vendlindjen vetëm për një ditë, mendojmë se është shumë pak. Vendlindjen duhet ta duam për çdo ditë e për çdo orë, e nëse është nevoja duhet të bëjmë edhe më shumë për të. E jo me bë thirrje që të dalim vetëm njëherë në vit.

A nuk është mirë që në vend që të dalim njëherë në vit , të dalim 6-7 herë në atë Malësi, së paku për takime të vendlindjeve për secilin fshat, në mënyrë që t’i tregojmë dikujt se ajo rrugë nuk mbyllet gjatë tërë vitit, se atë vend e duan të gjithë, se ato fshatra nuk i lëmë lehtë, se nga vendlindjet tona nuk heqim dorë deri sa të na i mbyllin të gjitha rrugët. Prandaj, sa më shumë mbajtje të takimeve në mënyrë të organizuar e shkuarje – ardhje tjera, aq më mirë për ne e më keq për ata që po mundohen të mos na lënë të dalim në shtëpitë tona. Qenka përmendë se, vetëm Priboci e Ramabuqa po mbajnë takime jashtë takimeve në Zarbicë. Si duket paska harruar dikush ose nuk ka pasur guxim të përmend edhe Novosellën që i kanë mbajtur takimet në vitin 1992 dhe me saktësisht më, 8 Maj në vendin e quajtur te “Sokaki i Xhemës”. Pastaj, Suharnën, që kanë mbajtur takim më, 28. 07. 2013. Malësia e Bujanocit me sa dihet, është së, paku edhe Breznica, Malternoci, Bilinica, Muhoci, Gjergjeci, Qarri e fshatrat tjera, dhe pasi po kërkohet që nën moton: Takimet e vendlindjes “MALËSIA E BUJANOCIT”, atëherë edhe këto fshatra duhet të dalin t’i mbajnë takimet në Zarbicë, e të mos guxojnë t’i mbajnë në vendlindjet e tyre?!?!?!?!. Kemi dëgjuar, dhe jo vetëm kemi dëgjuar, po edhe në Desivojcë, në Velegllavë, Lajçiç, në Poliçkë e në fshatra tjera rreth Desivojcës i mbajnë takimet e vendlindjes.

Dhe sipas kësaj logjike, takimet duhet te mbahen vetëm në Desivojcë për të gjitha fshatrat që gravitojnë në Desivojcë, e nuk duhet të mbahen në fshatrat përkatëse. Të gjithë banorët , veprimtarët, intelektualët, atdhetarët e Malësisë së Bujanocit, dhe jo vetëm, kanë thënë e thonë se takimet e Vendlindjes duhet të mbahen në Zarbicë, por edhe nëse kanë mundësi, t’i mbajnë edhe secili në fshatrat e veta, sepse kështu begatohet jeta kulturore në atë vend, njihen me shumë njerëzit e të rinjtë e të njëjtit fshat, shtohet dashuria për vendlindjen e të parëve, kujdesen më shumë për varret e gjyshërve e stërgjyshërve të vet etj. etj. Posaçërisht mërgimtarët, po kanë dëshirë me i vizituar vendlindjet e tyre, me i taku bashkëfshatarët e kushërinjtë, e këtë mundësi po e kanë vetëm në takimet e fshatrave të tyre. S’ka asgjë të keqe dalja e sa më shumë herave nëpër fshatrat tona. Dhe në fund, s’do mend se mbajtja e takimeve në Zarbicë është e mirë, s’do mend se duhet të mbahen për çdo vit, dhe mirë që ka dikush, që u bënë thirrje të tjerëve të organizojnë takimet. Por, nuk duhet të mbetet thirrja vetëm në nivel shkrimi, po duhet vepruar pa bërë shumë zhurmë e pa u mohuar të tjerëve diçka që kanë dëshirë. Ta largojmë smirën, karrierizmin, bajraktarizmin, sasinëizmin e ndonjë izëm tjetër të dëmshëm për ne shqiptarët thuhet në reagimin e Këshillit të Fshatit Priboc, Këshilli i Fshatit Ramabuqë dhe Suharne./rajonipress/