Hidromorava

CDF ofron grante për biznese të vogla dhe të mesme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, ka organizuar një konferencë me biznese të vogla dhe të mesme të kësaj komune, për t`i njoftuar ato me mënyrën e aplikimit për grante, të cilat i jep CDF-ja, në bashkëpunim me Bankën Botërore, si përkrahje për zhvillim ekonomik dhe hapje të vende të reja të punës.

Riad Rashiti, drejtor për Ekonomi, i ka inkurajuar bizneset pjesëmarrëse në këtë konferencë që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të përfitojnë grante për jetësimin e ideve ose projekteve të tyre, duke aplikuar deri më 14 nëntor, kur mbyllet afati.

Ndërkaq, përfaqësuesit e CDF-së, ka thënë se kjo organizatë, që në Kosovë eksiton prej fundit të vitit 1999, ofron grante për biznese ekzistuese dhe të reja, në vlerë deri në 10 mijë euro, derisa vetë biznesi duhet të financojë në projekt me 20 për qind të tjera.

Këto grante mund të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve të punës dhe nuk jepen në formën e parave të gatshme. Bizneset të cilat ofrojnë më shumë informata për bizneset e tyre dhe kërkesat e të cilëve janë brenda kritereve të financimit, do të kualifikohen për fazën e dytë të vlerësimit dhe do të vizitohen në teren. Vizitat për vlerësim të dytë bëhen pa paralajmërim. Në rast të mospërputhjes të informatave në aplikacion dhe atyre në teren, aplikuesi do të diskualifikohet.

Mobi Casa

Në rast të numrit të madh të kërkesave për grante, CDF do të ofrojë më shumë përparësi për agrobiznese dhe biznese prodhuese, për të rinj, gra, persona me aftësi të kufizuar dhe minoritete, për biznese me potencial më të madh për zhvillim dhe qëndrueshmëri.

Numri i granteve të dhëna varet nga kualiteti dhe numri i aplikacioneve që do të arrijnë. Preh kur është në Kosovë, CDF ka ndarë më se 1000 grante, në fusha të ndryshme, kanë thënë përfaqësuesit e CDF-së.

Ata janë përgjigjur edhe në interesimet e afaristëve Gëzim Kllokoqi, Lulëzim Ahmeti, Zejnullah Bela dhe të tjerëve rreth kritereve dhe kushteve të ndarjes së një grandi. Qëllimi i Bankës Botërore dhe CDF-së është që pos bizneseve të vogla dhe të mesme, që mund të jenë ekzistuese ose të reja, nga ky projekt të përfitojnë edhe furnitorët me pajisje, që duhet të jenë vendorë, kanë thënë ata. /rajonipres/