Hidromorava

Çaushi: S’japim territor për viza

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i “Vetëvendosjes”, Driton Çaushi, thotë se do ta kundërshtojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht kushtit për liberalizim të vizave. Sipas tij, opozita do ta zgjedhë opsionin për ruajtjen e territorit, pasi që, siç thotë ai, liberalizimi i vizave me BE-në u takon qytetarëve pa falur tokë.

Numri dy i partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës (Lëvizja “Vetëvendosje” – LVV), Driton Çaushi, thotë se Kosova nuk duhet të jetë vendi i vetëm në Evropë që jep territore për të fituar liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian (BE). Këto komente Çaushi i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se opozita në Kuvend do të bëjë çmos që ta mbrojë territorin e Kosovës.

ARKATANA

Ai madje shprehet se opozita kosovare nuk ndjehet fajtore nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave për qytetarët edhe këtë vit, pas që, sipas tij, BE-ja ka kërkuar nga liderët kosovarë që për të fituar liberalizimin e vizave të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Normalisht që për Mustafën, Thaçin dhe Veselin ky kusht nuk është prioritar, sepse po të luftonin krimin dhe korrupsionin i bie që do ta luftonin veten”, shprehet Çaushi.

Ky i fundit bën të ditur se nuk do të lejojnë për asnjë kusht të kalojë Marrëveshja aktuale për Demarkacionin me Malin e Zi dhe Marrëveshja për “Zajednicën” me Serbinë dhe, sipas Çaushit, është koha e fundit që Qeveria e Kosovës të reflektojë mbi këto çështje, dhe sa më parë t’i anulojë të gjitha marrëveshjet e dëmshme që i ka nënshkruar./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.