Eko Higjiena

Çaushi: Kryeministri Haradinaj nuk po merret me problemet e qytetarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Driton Çaushi, përmes një postimi në Facebook, ka sjell në vëmendje edhe një herë problematikën e mishit që importohet në Kosovë.

Çaushi ka thënë se rekomandimet e nxjerra nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për trajtimin e kësaj problematike po injorohen nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

“Po bëhen gati tre muaj nga shpërthimi i skandalit të mishit të importuar në Kosovë dhe alarmimit të opinionit publik në Kosovë për nivelin e sigurisë së ushqimit.

Bazuar në konfiskimet e vazhdueshme nga inspektoriatet komunale të produkteve të rrezikshme për konsumatorin, kam bindjen e plotë se vendi vazhdon të jetë në një situatë alarmante sa i takon sigurisë së shëndetit publik.

ARKATANA

Kuvendi i Kosovës, pas një debati parlamentar, më 26.04.2018, doli me rekomandime konkrete për trajtimin e kësaj situate emergjente, përfshirë edhe marrjen e masave nga Kryeministri i Kosvës ndaj bordit dhe menaxhmentit të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, si institucion përgjegjës për situatën e krijuar dhe institucion në kuadër të zyrës së Kryeministrit.

Përveç se këto rekomandime janë injoruar totalisht nga Kryeministri Haradinaj, ai për tre muaj me radhë nuk e ka trajtuar para opinionit publik në as edhe një rast këtë çështje të rëndësisë vitale për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Reagimi sado i vonuar duhet të jetë i menjëhershëm dhe thelbësor.

Qytetarët nuk guxojnë të vazhdojnë të trajtohen kështu më tutje”, ka shkruar Çaushi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.