RCCOLA

Çaste kujtimesh

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Rahim Azemi – Drejtori i parë i SH. M. të Mjekësisë në Gjilan ishte zgjedhur prof. Ruzhdi Ismajli, pastaj prof. Shefik Shkodra, prof. Mitat Maliqi, prof. Shaban Tërstena, prof. Rahim Azemi dhe për t’ u rikthyer prapë Shaban Tërtena më 2014. Kohëve të fundit po shkruhet për merita subjektive të themelimit të SH. M. të Mjekësisë. Çdo tentativë me konotacion subjektiv për themelimin e kësaj shkolle, është manipulim me të vërtetën. Shkolla ka bazë institucionale themeluese.

Në subkoshiencën time ka fjetur të menduarit e heshtjes për shumë arsye. Njëra ndër to është pritja e reagimeve nga disa akter tjerë të njohur për veprimtarinë zhvillimore të arsimit në Komunën tonë.

Është imperativ kohor që të kthehemi në retrospektivë për pak çaste kujtimesh rreth themelimit të Sh. M. të Mjekësisë në Gjilan Rrjedhimisht paralelet e drejtimit të shëndetësisë kanë funksionuar në kuadër të SH. M. Ekonomike.

Me reformën arsimore të Stipe Shuvarit (1977/1978), filloi mësimi i orientuar, me dy faza: Faza e parë dyvjeçare e përgjithshme dhe faza e dytë e mësimit të orientuar dyvjeçarë. Paralelet e drejtimit të ekonomisë kalojnë në kuadër të Gjimnazit.

Njëkohësisht hapen edhe disa paralele të shëndetësisë të cilat kanë funksionuar deri më 1991/92(?) dhe pastaj ato shuhen…..

Nevoja për shtimin e kuadrit profesional të shëndetësisë bëri që të mendohet për themelimin e një shkolle të mesme të pavarur mjekësore. Në mars të viti 1994 nga Këshilli komunal për shëndetësi (në kuadër të LDK-së) kryetar i të cilit ishte Dr. Xhavit Hajdari ndërmerret iniciativa për shqyrtimin e mundësive rreth themelimit të një shkolle të mesme profesionale mjekësore.

Pas shumë analizave dhe konsultimeve edhe me këshilltarin për arsim të Kryetarit Rugova Dr. Xhavit Ahmetit dhe kryetarit të Këshillit për arsim në Gjilan prof. Ymer Halimit, arrihet te një marrëveshje për formimin e Këshillit iniciues për themelimin e shkollës së mëvetësishme mjekësore..

Strukturën e Këshillit iniciues e përbënin: Dr. Xhavit Hajdari, Pedagogu Shaban Maloku dhe prof. Ruzhdi Isamjli. Nga kjo përbërje e logjikshme fillojnë përgatitjet infrastrukturore për themelimin e shkollës së Mjekësisë.

Uji Dea

Me kod të veçantë shkolla pavarësohet dhe më 1.09. 1994/95 fillon punën ky institucion me rëndësi për ngritjen e kuadrit arsimor profesional shëndetësor. Ky Këshill hap konkursin për pranimin e nxënësve dhe kuadrit mësimor. Fillimisht janë hapur tri paralele drejtimi i përgjithshëm(Isha kujdestar klase në paralelen II/3, me kryetare të klasës Valbona Aliu.

Radhazi për tri vite ishte klasa më e mirë në shkollë dhe më gjerë. Në këtë periudhë kohore shkruajnë edhe gazetat për rezultatet e arritura), ndërsa drejtori i parë me meritë zgjidhet prof. Ruzhdi Ismajli.

Gjatë udhëheqjes së prof. Ismajlit shkolla lëshoi shtat nga tri paralele fillimisht, numri i tyre u shtua mbi 25 paralele duke marrë për bazë edhe paralelet e ndara në punktet si në komunën e Vitisë dhe Kamenicës.

Brenda shkollës funksionuan drejtime të ndryshme të profilit shëndetësor. Pas Ruzhdi Ismalit, drejtor shkolle zgjidhet prof. Shefik Shkodra, pastaj prof. Mitat Maliqi, prof. Shaban Tërstena prof. Rahim Azemi dhe më 2014( nëntor) rikthehet prapë Shaban Tërstena.

Vlen të theksohet se fillimisht, konkursi ishte i rregullt kur pranohet drejtori aktual. Mirëpo, pas ankesave, konkursi anulohet nga Këshilli Mbikëqyrës i Pavarur në Prishtinë, sepse paneli intervistues nuk kishte përgatitje të mjaftueshme për vlerësimin e kandidatëve konkurrent.

Drejtoria e Arsimit dhe kryetari i Komunës nuk hapën konkurs publik, ashtu qysh e parasheh ligji, por hapën një konkurs të brendshëm duke ia vazhduar udhëheqjen e shkollës mikut e shokut të tyre partiak.

Edhe sot shkolla udhëhiqet me këtë procedurë. A është ligjore, apo jo, mbetët që fjalën ta thonë organet kompetente, si zyra ligjore.

Kohëve të fundit po shkruhet për meritat subjektive të themelimit të SH. M. të Mjekësisë në Gjilan. Çdo tentativë me konotacion subjektiv për themelimin e kësaj shkolle është manipulim me të vërtetën, sepse shkolla ka bazë institucional themeluese./rajonipress/